Barça e vëmendshme për yjet që mund t’i rrëmbej në janar

Barça e vëmendshme për yjet që mund t’i rrëmbej në janar

Ashtu si çdo vit, klubet anembanë Europës e kanë datën e 1 janarit të shënuar me ngjyrë të kuqe. Prej këtij momenti, lojtarët që përfundojnë kontratat e tyre më 30 qershor të atij viti mund të negociojnë lirshëm të ardhmen e tyre, duke raportuar një euro të vetme në klubet respektive. Një opsion që historikisht është rezervuar kryesisht për lojtarët mbi tridhjetë vjeç dhe që në këtë mënyrë mund të sigurojnë një kontratë të mirë për pjesën e fundit të karrierës së tyre, por nganjëherë ka edhe përjashtime interesante…, siç është ky vit.

Lojtarë të rinj
Është e vështirë të kujtosh një sezon, në të cilin kaq shumë lojtarë të rinj dhe lojtarë të nivelit të lartë mund të negociojnë lirshëm lirinë e tyre. Kështu ndodh në rastin e lojtarëve si Emre Can (Liverpool), Max Meyer (Schalke 04), Leon Goretzka (Schalke 04), Ross Barkley (Everton), Kepa (Athletic) dhe Jose Maria Gimenez (Atletico). Për këto mund të shtohen lojtarë me shumë “kontrast”, si Ozil (Arsenal), Alexis Sánchez (Arsenal), Ander Herrera (Manchester United), Juan Mata (Manchester United), Daley Blind (Manchester United), De Vrij (Lazio), Moutinho (Monako), apo edhe të tjerët, që janë në etapën e fundit të karrierës së tyre, si Fernandinho (Manchester City), Robben (Bayern), Ribery (Bayern), Yaya Toure (Manchester City), Ibrahimovic (Manchester United).

Barça, e vëmendshme
Një sërë emrash interesantë për klubet e mëdha europiane, ndër të cilat është edhe Barça. Ekipi katalanas ka ndjekur me vëmendje në muajt e fundit evoluimin e disa prej tyre, sidomos të mesfushorëve Leon Goretzka dhe Max Meyer, prapa të cilëve është edhe Bayerni Munich. Në të dyja rastet, Schalke pothuajse ka bërë të pamundurën që t’i mbajë, por tashmë ka filluar të supozojë se ndoshta është më mirë për t’i shitur ata në dimër, në vend që t’i lërë të shkojnë në fund të sezonit si transferime të lira. Po ashtu, në listën e së ardhmes së katalanasve ishte edhe Ander Herrera, futbollist që pëlqehet shumë nga sekretariati teknik i Barcelonës, Robert Fernández dhe Ernesto Valverde, edhe pse në këtë rast, Manchester United kanë një mundësi për ta zgjatur kontratën e tij në mënyrë të njëanshme edhe për një sezon. Vetë mesfushori nuk është për ndryshimin e ajrit në këto momente.

Në raste të tjera, Barcelona thuhet se është në procesin e negociatave, si me holandezin De Vrij të Lazios, Gimenez me Atletico, apo Kepa, nga Athletic. Leo Messi është një tjetër lojtar, që i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm, edhe pse në rastin e argjentinasit, e vetmja gjë që mungon për ta mbyllur rinovimin e shpallur nga klubi, është për të nënshkruar dokumentin, që do ta lidhë Messin me Barcelonën deri në vitin 2021. Përfaqësuesit ligjorë të Barçës e kanë nënshkruar pjesën e tyre, ndërsa mbetet vetëm që Leo të bëjë të njëjtën gjë, edhe pse ky moment po vonon shumë më tepër se sa shumë katalanas do të dëshironin./Telesport.