Barack dhe Michelle Obama fillojnë të shkruajnë libër për Shtëpinë e Bardh

01.03.2017 10:46
Barack dhe Michelle Obama fillojnë të shkruajnë libër për Shtëpinë e Bardh

Shtëpia botuse “Penguin Random House” ka njoftuar se të martën Barack dhe Michelle Obama kanë nënshkruar një marrëveshje për të shkruar një libër.

Gjiganti botuese, në një deklaratë për shtyp, tha se do të publikojë “librat e ardhshme”, nga ish-presidenti dhe zonja e parë, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera

Ish presidenti kishte treguar se kishte në plan të shkruante një libër kur do të largohej nga shtëpia e bardhë, shkruan USA Today.

Termat financiarë të kësaj marrëveshje nuk janë përcaktuar, megjithëse Financial Times shkruan se kompania do të paguajë më shumë se 65 milionë dollarë për të drejtat e autorit.

Për krahasim, demokrati Bill Clinton fitoi 15 milionë dollarë për të drejtat për librin e tij “My Life”, në 2004, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa paraardhësi i Obamës, Xhorxh Bush mori 10 milionë dollarë për librin e tij “Decision Points”.

Ende nuk dihet se si do të quhet libri apo kur do të botohet. /Insajderi.com