Banorët vendosin tendë para banesave – të larguarit rikthehen

19.09.2016 23:47

Pas përleshjeve të ashpra mes policisë dhe banorëve, megjithatë 6 banesa u liruan, por sipas raportimeve të fundit, pronarët e këtyre banesave janë rikthyer aty gjatë natës së sotme.

Banorët vendosin tendë para banesave – të larguarit rikthehen

Disa banorë të larguar nga banesat e tyre në lagjen Dardania të hënën gjatë ditës janë rikthyer në banesat e tyre gjatë mbrëmjes.

Ata madje kanë vendosur edhe tenda në hyrje të ndërtesës të cilën gjykata ka vendosur se janë uzurpuar 130 banesa, të cilat sipas ndërmarrjes banesore janë ndërtuar për punëtor të disa ndërmarrjeve të tjera.

Pas përleshjeve të ashpra mes policisë dhe banorëve, megjithatë 6 banesa u liruan, por sipas raportimeve të fundit, pronarët e këtyre banesave janë rikthyer aty gjatë natës së sotme.

Së paku kështu tha një banor, i cili duke folur për Klan Kosovën, tha se përkundër faktit se ai u largua nga banesa të cilën ai pretendon se i takon pasi ka investuar dhe jetuar aty qe 17 vjet përkundër faktit se nuk e ka të legjitimuar.

“Jam kthyer sepse nuk kam ku me ndejt në katund sepse shtëpinë atje e kam të djegur. Këtë e di edhe komuna sepse Liburn Aliu ma ka nënshkruar dokumentin që tregon se shtëpia ime është e djegur”, tha banori.

Banorët do të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë lagjes dhe thonë se dëshirojnë që sonte natën ta kalojnë në tenda.

Disa nga ata kërkojnë edhe dorëheqjen e kryetarit Shpend Ahmeti.

“Ne kërkojmë që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje, dhe gjendja e të gjitha familjeve është e rëndë nga stresi dhe presioni”, tha njëri nga banorët./Insajderi.com