Banorët nisin t’i heqin gjësendet nga banesat

Pas urdhrit të policisë dhënë banorëve të banesave në lagjen Dardania në Prishtinë, ata kanë nisur t'i largojnë gjësendet.

Banorët nisin t’i heqin gjësendet nga banesat

Policia e Kosovës pak më herët ka dhënë urdhër që banorët t’i largojnë gjësendet nga banesat e tyre, në të kundërtën, ata do t’i largojnë më forcë.

Në këtë mënyrë, banorët kanë nisur vetë t’i largojnë gjësendet.

b1

b3

b4

Banorët s’i lëshojnë banesat, përleshën me policinë

Policia u jep afat banorëve 10 minuta të largohen në të kundërtën do të hyjnë me forcë.

Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokuar hyrjen e këtij blloku pasi që nuk duan t’i lirojnë banesat. Banorët thonë se nuk kanë ku tjetër të shkojnë

Gjykata ka vendosur që nga sot ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

Ata kanë organizuar një peticion prej  10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara./rtv21/