Banorët e Radullocit ankohen për rrjetin e vjetruar elektrik

Banorët e Radullocit ankohen për rrjetin e vjetruar elektrik

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Besim Hoti i shoqëruar nga kryetari LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, anëtarë të kryesisë dhe kandidatë për anëtar të Kuvendit Komunal takoi sot banorët e fshatit Radulloc.

Para të pranishmëve, Hoti prezantoj synimet kryesore të Programit zhvillimor të LDK-së për Klinën në periudhën katër vjeçare 2017-2021.

Hoti tregoi për projektet për të cilat do të punohet në këtë fshat, duke filluar nga shtrirja e rrjetit në gjithë fshatin si dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në tërë fshatin ku përfshihet lagja e Duhaneve, shtrirja e kanalizimit dhe asfaltimi i rrugës së fshatit dhe rrugicave të lagjeve.

Banorët e Radullocit shfaqën shqëtsimin e tyre edhe rreth rrjetit të vjetruar elektrik dhe nevojën që ka ky rrjet për të ndërhyrje nga organët kompetente.