Banorët e Orllanit protestojnë për mungesë të ujit  

Banorët e Orllanit protestojnë për mungesë të ujit   

Sot është paralajmëruar një marsh protestues nga banorët e fshatit Orallan të Podujevës.

Banorët e Orllanit protestojnë për shkak të mungesë së ujit që kanë tash e disa vite ani pse liqeni i Batllaves shtrihet në tokat e Orllanit sic thonë përfaqësues të banorëve.

“Gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijës nga Liqeni i  Batllaves i cili shtrihet ne tokat e Orllanit, ndërsa Banorët e Orllanit nuk kanë kyçje në Ujësjellësin Rajonal Prishtina”, thonë përfaqësues të Iniciativës në njoftim.

Marshi protestues fillon nga Xhamia e Orllanit deri te Pushimoret./Insajderi.com