Banorët e lagjeve shqiptare të veriut kërkojnë kushte më të mira jetese

Banorët e lagjeve shqiptare të veriut kërkojnë kushte më të mira jetese

Këshilli i banorëve të lagjeve shqiptare në veri të Mitrovicës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mënyrën e jetesës së këtë pjesë të Kosovës.

Përmes një konferencë të cilën e kanë mbajtur sot Urës së Ibër, thanë se ndihen të diskriminuar, pasi që  nuk janë të barabartë me banorët tjerë jo shqiptarë.

“Papunësia është në nivel të lart dhe se jetesa është shumë e vështirë”.

“Edhe gjendja e shkollimit të shqiptarëve është e vështirë pasi nuk ka kushte ekonomike dhe se nxënësit shqiptar çdo ditë e më shumë po pakësohen”, tha Nazmi Ismajli kryetar i këtij Këshilli.

Isamjli në emër të Këshillit kërkoi nga Qeveria por edhe strukturat paralele që shtëpitë e uzurpuara tu kthehen atyre dhe të lejojnë rindërtimin e shtëpive të djegura. /Insajderi.com