Banorët e Hades: Nuk lejojmë të rrënohen pronat nëse qeveria nuk qartëson kushtet

Banorët e Hades: Nuk lejojmë të rrënohen pronat nëse qeveria nuk qartëson kushtet

Në fshatin Hade të Obiliqit, sot pritet të ekzekutohet vendimi i Qeverisë për rrënimin e shtëpive.

Aty tash ndodhen zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Komunës së Obiliqit, Policia e Kosovës, si pajisjet e kompanisë së kontraktuar për rrënimin e objekteve, njofton Klan Kosova.

Por aty ndodhen edhe banorët që kanë prona në këtë fshat, të cilët kanë thënë për Klan Kosova se nuk i kanë që qarta kushtet e Qeverisë, duke thënë se nëse ato nuk iu qartësohen do t’i mbrojnë pronat e tyre.

Edhe pse aksioni i rrënimit të shtëpive është paralajmëruar për orën 10:00, ende nuk ka nisur të ekzekutohet asgjë.