Qeveria i dëboi prej shtëpive, tash nuk del as t’i takojë banorët e Hades dhe Shipitullës

Qeveria i dëboi prej shtëpive, tash nuk del as t’i takojë banorët e Hades dhe Shipitullës

Banorët e Hades dhe Shipitullës jane duke protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të “mosrealizimit” të kërkesës për punësim në KEK, raporton Insajderi.

Qeveria kishte premtuar punësimin e nga një anëtari të familjes me kusht lirimin e shtëpive dhe shpronësimin e pronave, me qëllim zgjerimin e mihjeve sipërfaqësore për nxjerrjen e qymyrit për prodhim të energjisë elektrike nga Koroporata Energjetike e Kosovës.

Askush nga qeveria nuk ka dalë t’i presë banorët protestues. Përmes policisë atyre iu është thënë se askush nga qeveria nuk është i lirë për t’i takuar./Insajderi