Banorët e Alepos shijojnë paqen mes gërmadhave

Banorët e Alepos shijojnë paqen mes gërmadhave

Jeta i është kthyer normalitet në mes rrënojave të Alepos, tre muaj pas çlirimit të qytetit, megjithëse pamjet e qytetit duken si në ëndërr.

Banorët e qytetit dhe shumë të tjerë të kthyer pas përfundimit të luftës aty, tashmë po shfrytëzojnë qetësinë pas përfundimit të plumbave.

Një prej vendeve më të vizituara është kështjella e Alepos, në zonën antike të qytetit, e cila gjatë viteve të fundit ka shërbyer si fortesë për forcat qeveritare. Ku ajo  tash është hapur për publikun, shkruan “The Associated Press”.

Përpara kësaj kështjelle gjendet një shesh i madh i hapur, ku banorët e qytetit mund të kalojnë kohën, një nga hapësirat e vetme të mbetura në qytet, pasi gjithçka tjetër në qytet është mbuluar nga rrënojat.

Banorët e intervistuar shmangin çdo koment politik, por të gjithë shprehen të lumtur që mund të dalin sërish nga shtëpitë dhe t’i kthehen jetës së vjetër pa pasur frikë se mund të vriten në çdo hap.

Shumë prej tyre thanë se kishin humbur rrugën dhe i ishte dashur kohë që të gjenin kështjellën.

Bombardimet kanë shkatërruar shumë rrugë dhe peizazhi dhe në qyteti ka ndryshuar rrënjësisht, tregojn të intervistuarit shkruan “The Assicated Press”.

Në qytet përveç turistëve shihen edhe shitësit ambulantë, të cilët mund të shesin produktet e tyre pa e rrezikuar kokën e tyre.

Rindërtimi i zonës antike të Alepos dhe i gjithë qytetit sigurisht që do të kërkojë kohë, por për momentin banorët janë të kënaqur me qetësinë që i mungonte prej 6 vjetësh. /Insajderi.com