Artikull i sponsorizuar

Banka Kombëtare Tregtare, mbështet aktivitetin e Komunës për ‘Ditën Ndërkombëtare të Tokës’

Banka Kombëtare Tregtare, mbështet aktivitetin e Komunës për ‘Ditën Ndërkombëtare të Tokës’

Rreth tridhjetë punonjës të Bankës Kombëtare Tregtare, kanë mbështetur aktivitetin e Komunës së Prishtinës për nder të ‘Ditës Ndërkombëtare të Tokës’. Ata kanë kontribuar në mbjelljën e dhjetrave fidanëve në njërën nga lagjët e Prishtinës.

Banka Kombëtare Tregtare është e dedikuar që në vazhdimësi t’i përkrahë aktivitetet e tilla të organizuara nga Komunat e Kosovës, si dhe të kontribuojë në forma të ndryshme në mjedisin ku vepron.

BKT ka një përgjegjësi të lartë shoqërore që e shpreh theksueshëm me kontributet e saj ndaj shoqërisë Kosovare. BKT mundohet që në mënyrë pozitive të prek jetën e secilit duke e zgjeruar aktivitetin e saj bamirës në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe kulturës.

Vëmendje e veçantë i kushtohet zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë Kosovare, përmes aktiviteteve që i shtojnë vlera zhvillimit të shoqërisë.