Banka Botërore vlerëson pozitivisht ekonominë e Shqipërisë

Banka Botërore vlerëson pozitivisht ekonominë e Shqipërisë

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe Banka Botërore ka bërë publike vlerësimet e saj mbi ecurinë e ekonomisë.

“Nëse do të vlerësoja performancën e ekonomisë shqiptare do të thoja që po, është e kënaqshme. Nëse shikon treguesit bazë dhe ambientin ekonomik në rajon shihet që Shqipëria ka një trajektore pozitive të rritjes ekonomike dhe punësimit. Këta janë dy tregues kyç”, deklaroi Taseen Sayed, drejtoreshë e BB, njofton Top Channel.

“Rritja ekonomike është përshpejtuar dhe varfëria është ulur. Ne presim që rritja për këtë vit të jetë 3.5 për qind, e mbështetur nga rritja e konsumit privat”, sqaroi më tej Hilda Shijaku, ekonomiste pranë degës së BB në Tiranë.

Banka pret që rritja ekonomike të forcohet në 3.5% vitin tjetër, ndërsa borxhi publik të ulet më tej, teksa Serbia dhe Shqipëria janë vendet me uljen më të madhe të defiçitit buxhetor në rajon. Por ajo i tërheq vëmendjen qeverisë për rritjen e kredive të këqija.