Banania ndihmon parandalimin e rënies së flokëve

Banania ndihmon parandalimin e rënies së flokëve

Banania jo vetëm se është një nga pemët e pasura me veti ushqyese por mund shfrytëzohet edhe si tretman i shkëlqyer për parandalimin e rënies së flokëve.

Në fakt, përgatitja e një tretmani për këtë qëllim është i lehtë dhe kërkon përveç bananes edhe tri pika vaj ta bajameve.

Merrni një banane dhe shtypeni, e më pas shtoni pikat e vajit të bajames.   Sigurohuni që dy përbërësit të përzihen shumë mirë në mënyrë që të merrni përzierje homogjene, raporton Health.com

Aplikoni maskën në rrënjët e kokës duke bërë butësisht masazh. Pastaj mbështilleni kokën me një peshqir dhe mbajeni 30 minuta.

Më pas pastroni flokët me stamponin e juaj të zakonshëm.

Kjo maskë shërben për të gjitha llojet e flokëve./Insajderi.com