Ban Ki-moon shpreson që Trump të mos i mbajë premtimet

Ban Ki-moon shpreson që Trump të mos i mbajë premtimet

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha sot se është i bindur se presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

 

Deklarata e Sekretarit Ki-moon vie pasi Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se do të tërhiqet nga marrëveshja.

“Ai dha shumë deklarata shqetësuese, por unë jam i sigurt që ju do të kuptoni rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën”, tha Ki-moon në një intervistë për AFP.

Ki-moon uroi fitoren Trump dhe tha se njerëzit në të gjithë botën presin nga Shtetet e Bashkuara për të vepruar në favor të së mirës së përbashkët.

Trump u zgjodh presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur rivalen demokrate, Hillary Clinton. /Insajderi.com