Bamieh për Guardian tregon se kush i bëri presion të mos fliste për korrupsionin në EULEX

02.11.2017 19:16

Maria Bamieh, e njohur në Kosovë, për ekspozimin e korrupsionit në EULEX, është një nga temat kryesore në mediat britanike pasi ajo po përballet në gjykatën britanike për rolin e saj në aferat korruptive të institucionit të themeluar nga BE-ja

Bamieh për Guardian tregon se kush i bëri presion të mos fliste për korrupsionin në EULEX

Maria Bamieh thotë se Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe nuk do t’i shqyrtojë pretendimet e një marrëveshje të fshehtë ndërmjet zyrtarëve të EULEX-it dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.

Diplomatë të Zyrës së Jashtme, sipas rrëfimit që ajo ka dhënë për “The Guardian” donin që ajo si informatore të “mbyllte njërin sy” në aferat korruptive në misionin më të madh të BE-së në Kosovë. Të njëjtat deklarime, Bamie ia ka dërguar edhe një gjykate në Britani, raporton Insajderi.

Maria Bamie, një avokate me bazë në Londër, tha se zyrtarët e Zyrës së Jashtme që njihet me shkurtesën FCO kanë refuzuar të marrin çfarëdo hapi që të konfirmojnë pretendimet e saja për bashkëpunim mes zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë. Në vend të kësaj, ajo pretendon se zyrtarët e Britanisë së Madhe, i kanë thënë asaj që të injorojë provat e pagesave të paligjshme.

Pretendimet e bëra kundër zyrës së Jashtme janë bërë të qarta edhe në dokumentet e paraqitura në Gjykatën Qendrore të Londrës. Pretendimet e Bamieh kundër EULEX-it, misionit të BE-së në Prishtinë, ishin publikuar në vitin 2014 në “The Guardian” por edhe në mediat e Kosovës.

Bamieh thotë se ajo u detyrua të hiqte dorë nga puna e saj si prokurore në EULEX pasi gjeti prova për pretendimet e saja se stafi i lartë i EULEX kishte marrë ryshfet dhe po bashkëpunonte me vrasësit.

EULEX sipas “The Guardian” i ka kushtuar buxhetit të BE-së plot 1 miliard euro që prej kohës kur u krijuar me qëllimin e vetëm, ndjekjen e “peshqve të mdhenjë” që gjendeshin mes politikanëve të Kosovës e që dyshohen për përfshirje në krim të organizuar.

Pretendimet e Bamie, së bashku me një numër të madh të dokumenteve komprimituese në mediat kosovare, sic raporton “The Guardian” kanë përfocuar përshtypjen që EULEX mund të jetë bërë pjesë e problemit të cilin ishte krijuar ta zgjedhë. Për to kishte raportuar Vehbi Kajtazi, atëkohë gazetar i “Kohës Ditore”, tash kryeredaktor i Gazetës Online “Insajderi”.

Dokumentet pohojnë se Bamieh, e cila ishte e punësuar nga Zyra e Jashtme e Britansië së Madhe në EULEX, fillimisht ngriti shqetësimet e saja me një zyrtar qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar në qershor të vitit 2012.

Bamieh tregon se ishte takuar me udhëheqësin e kontingjentit britanik, në një bar bistro në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ajo i kishte thënë diplomatit, i cili ishte i emëruar në Gjykatë, se ka dokumente relevante, duke përfshirë transkriptet e përgjimeve, ku njerëzit e përfshirë në krime, informoheshin për hetimet e saja për këtë çështje.

Ajo pretendon, se ky zyrtar i lartë, as që i shikoi provat dhe në vend të kësaj ai e kishte këshilluar që të “mbyllte njërin sy” sa i përket kësaj çështje.

Sipas këtyre dokumenteve tregohet se zyrtarë të Minsitrisë së Jashtme në Britani, në mënyrë të përsëritur kanë hedhur poshtë pretendimet për këto akuza.

Dokumentet e Bamieh të dërguara në Gjykatë, tregojnë se  ajo i ksihte treguar për këto cështje, edhe ambasadorit të Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff. Sipas “The Guardian”, Bamieh ia kishte treguar këto dokumente, ambasadorit në një takim që ka ndodhur në vitin 2014.

Në vend të reagimit, Bamieh tregon se Britania nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Avokati i Bamieh, Peter Daly, një nga specialistët e të drejtave të njeriut, tha se rasti i “Maria Bamieh shtron një pyetje shumë shqetësuese edhe për BE-në por edhe për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i kanë hedhur poshtë këto akuza, në një prononcim për “The Guardian” duke thënë se do t’i lihet drejtësisë që të qartësojë gjithë këtë histori./Insajderi.com