Balotelli sërish shënon dy gola për Nicën

Balotelli sërish shënon dy gola për Nicën

Duket se më në fund, sulmuesi italian Mario Balotelli ka gjetur formën e tij më të mirë. Ai shënoi golin e tij të katërt në ndeshjen e tij të tretë me skuadrën e Nices.

Balotelli ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e Nice ndaj Monacos me rezultat të thellë 4 me 0.

Me këtë fitore, Nice ngjitet në krye të klasifikimit të kampionatit francez dhe mbetet skuadra që nuk ka pësuar akoma humbje edhe pas 6 javësh./Insajderi.com