Balotelli: Liverpooli është gabimi më i madh i jetës time

Balotelli: Liverpooli është gabimi më i madh i jetës time

Mario Balotelli ka shënuar dy gola në debutimin e tij me Nicën në Francë të dielën, ndërsa ka rikujtuar “fatin e tij të keq” që i është bashkuar më herët Liverpoolit, duke thënë se ai ka qenë “gabimi më i madh në jetën time.”

26 vjeçari u transferua në Anfield për 16 milion funte në verën e vitit 2014, por shënoi vetëm katër gola në 28 paraqitjet për klubin.

U bë shumë shpejt e qartë se italiani nuk mund të përshtatet në ekipin e ish-trajnerit Brendan Rodgers, para se të huazohej tek Milani stinorin e kaluar.

“Përveç tifozëve, që kanë qenë fantastik me mua, por edhe lojtarëve, thënë të drejtën mua nuk më ka pëlqyer klubi, ka thënë ai, shkruan Sky Sports.

“Kam pasur dy trajnerë: Rodgers dhe Jurgen Klopp.  Ata nuk më kanë lënë përshtypje të mirë si njerëz dhe nuk kam kaluar kohë të mirë me ta,” ka shtuar tutje./Insajderi.com