Balotelli huazohet tek klubi francez

Balotelli huazohet tek klubi francez

“Mario Baloteli është pranë huazimit me klubin e Nisës”. Lajmi publikohet nga e përditshmja franceze “L’Equipe” që thotë se sulmuesi do të huazohet nga Liverpuli në Ligën e Parë.

Zyrtarizimi pritet të bëhet mërkurën, pasi të kryhen vizitat e para mjekësore.

Klubi i Lucein Favre do të paguajë një pjesë minimale krahasuar me atë që do të shpenzojë klubi i Jurgen Klopit.

Për Balotelin shtypi italian ka shkruar prej ditësh duke përmendur bisedimet me disa klube në Serinë A, Holandë dhe në Turqi, po marrëveshjet kanë dështuar dhe sulmuesi rrezikonte për të gjetur një skuadër të re edhe për shkak të kohës që ka mbetur në dispozicion të merkatos.