Ballafaqimi me qentë dhe fjalimi për Italinë e Kosovën që Tito i ka ndaluar

Ballafaqimi me qentë dhe fjalimi për Italinë e Kosovën që Tito i ka ndaluar

Në YouTube është një xhirim interesant nga dokumentari “Tito, e kaluara lëvizëse”, të cilin ish-lideri jugosllav nuk do të donte të publikohej. Filmimi është i 3 prillit 1975, nga takimi i Titos dhe udhëheqjes komuniste, ku debatohet për ngjarjet aktuale politike.

ito aty flet për forcimin e vendeve arabe pas rritjes së çmimeve të naftës (në ato vite në botë kishte krizë të madhe të naftës, e njohur si kriza e OPEK-ut – v.j.), e pastaj për përgatitjet e Jugosllavisë për të marrë pjesë në Konferencën e V-të të të Painkuadruarve në Kolombo të Shri Lankës. Por, në një moment e huton një qen qimedredhur të cilit Tito disa herë i bërtet.

Më vonë, gjatë takimit, Tito thotë se si sllovenët në Itali kanë më pak të drejta se italianët në Istër të Sllovenisë dhe se për këtë fajtore është Qeveria e Italisë. Tema ishte e ndjeshme ndaj njëri paralajmëron Titon se është para kamerave.

“Si? Nuk është për publikim”, thotë Tito, i cili dëgjohet duke thënë se “veç në Kosovë ka më shumë nacionalizëm”!

Fundi i prezantimit të tij pasohet me duartrokitjet që u bashkohen edhe qentë me lehje. Pastaj dëgjohet prapë Tito duke mos harruar se çfarë i tha bashkëpunëtori: “Dhe aty, në kasetë, çka ka lidhje me Italinë ndërpriteni. Fshijeni nga kaseta. Unë doja t’ju informoja, por nuk është për jashtë”. /Telegrafi/