Duda Balje po kryesonte sot mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Nj" />

Balje nuk kërkon falje, thotë një të pavërtetë dhe shumë paqartësi

Duda Balje "ia hoqi" Kosovës katër komuna: Zubin Potokun, Mitrovicën Veriore, Leposaviqin dhe Zveçanin. Në një prezantim si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, deputetja e Kuvendit të Kosovës u është referuar si "Komuna të Republikës së Serbisë", katër komunave serbe të veriut. Balje thotë se deklarata e saj është keqkuptuar.

Balje nuk kërkon falje, thotë një të pavërtetë dhe shumë paqartësi

Duda Balje po kryesonte sot mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, teksa Avokati i Popullit po raportonte për rekomandimet e këtij institucioni lidhur me faktin se qytetarët e Kosovës kanë paguar energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në katër komunat e veriut.

Duke prezantuar rendin e ditës, deputetja Balje iu referua katër komunave në veri të vendit si “komuna të Republikës së Serbisë”.

Balje, në deklaratën e saj si anëtare e këtij komisioni të Kuvendit të Republikës së Kosovës, “ia hoqi” Kosovës katër komuna: Zubin Potokun, Mitrovicën Veriore, Leposaviqin dhe Zveçanin.

“Si pika e dytë është lidhur me diskutimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Republikës së Serbisë”, tha Balje, teksa po lexonte në një dokument.

Balje nuk e ka sqaruar edhe pse Insajderi e ka pyetur, nëse ajo e ka lexuar në dokumentin ku komunave kosovare iu referohet si pjesë të Serbisë apo e ka thënë vetë ajo.

Pa kërkuar falje për gabimin, Balje insiston se u keqkuptua.

“Mund të jetë kuptuar gabimisht atë që kam thënë”, ka thënë Balje për Insajderin. 

Më pas ka thënë diçka që nuk qëndron. Balje duke dashur të arsyetohet për gabimin, ka thënë se ajo ka tentuar të tregojë sesi banorët e këtyra katër komunave, nuk ia kanë paguar energjinë elektrike Republikës së Kosovës por Republikës së Serbisë.

“Unë kam nënkuptuar që nuk e paguajnë rrymën tek ne në Kosovë por në Serbi ndërkohë ne paguajmë atë që shpenzojnë ata”, ka thënë Balje.

Në fakt, e vërteta është se serbët e katër komunave në veri Kosovës nuk e paguajnë energjinë as në Kosovë e as në Serbisë, dhe se faturat e tyre i kanë paguar kosovarët që banojnë në komunat e tjera të banuara me shqiptarë.


Përgjigja e Duda Baljes për Insajderin 

Por siç dëgjohet edhe në video, Dude Balje nuk e thotë atë që pretendon përmes mesazheve për Insajderin.

Duda Balje i i bënë katër komuna kosovare pjesë të Serbisë

Deputetja Duda Balje iu referua katër komunave veriore të Republikës së Kosovës si pjesë të Republikës së Serbisë. Teksti i plotë: https://goo.gl/EDL9RKSi reaguan deputetët shqiptar: https://goo.gl/VuYo4rCila deputete e kishte vërejtur këtë skandal: https://goo.gl/GkQVhT

Posted by Insajderi on Tuesday, 12 December 2017

Balje ka insistuar se deklarimi për “komunat e Republikës së Serbisë” është keqkuptuar për shkak të gabimeve gjuhësore.

“Ka qenë gabim gjuhësor gjatë komunikimit tim me avokatin e popullit edhe para mbledhjes së komisionit kemi pasur takim të gjatë me deputetë e debat për këtë çështje në raport me Serbinë dhe në këtë kontest kam gabuar gjuhësisht”, deklaroi Balje, në një përgjigje që i ka kthyer Insajderit.

Në fakt, diskutimi që përmend Balje sipas deputetëve pjesë e Komisionit, ka ndodhur pas mbledhjes.

Insajderi ka kontaktuar me dy deputetët e Vetëvendosjes që kanë qenë aty, Saranda Bogujevci dhe Sami Kurteshi, por edhe me avokatin e popullit.

Saranda Bogujevci, e cila ishte e ulur pranë deputetes së VAKAT-it, tha për Insajderin se e ka korrigjuar Baljen për faktin se i cilësoi si “komuna të Republikës së Serbisë” katër komunat e Kosovës.

“Po, e kam dëgjuar dhe e kam korrigjuar. Ajo ka bërë një gabim”, ka thënë Bogujevci. “Unë nuk e kam pas mikrofonin lëshuar, do të thotë që nuk është dëgjuar”.

Deputetja e VV-së që ka humbur familjen gjatë luftës komenton deklaratën e Duda Baljes

Ndërkaq, Hilmi Jashari ka një tjetër mendim për skandalin e Baljes. Hilmi Jashari ka thënë për Insajderin se kryesuesja e Komisionit “ka gabuar paqëllim” kur u është referuar si “komuna të Republikës së Serbisë”, katër komunave serbe në veri të Kosovës.

“Meqë pati reagim nga ana e njerës nga deputetet prezente dhe meqë në takimin e kaluar ishte znj. Balje që personalisht ka reaguar në një referim të kësaj natyre nga deputetja e Listës Serbe, them se gabimi i saj u pa si i paqëllimshëm”, ka deklaruar Jashari.

Por, në komision pati edhe anëtar që thonë se nuk e kishin dëgjuar deklarimin e Baljes. Sami Kurteshi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk e kishte dëgjuar Baljen t’ju ketë referuar katër komunave veriore të Kosovës si “pjesë e Republikës së Serbisë”.

“Unë në këtë formë nuk e kam dëgjuar se përkundrazi, diskutimi im ka qenë në atë drejtim që në njëfarë mënyre po bëhet përpjekje që të legjitimohen institucione që nuk janë të Republikës së Kosovës për veprime të ndryshme ekonomike në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Kurteshi.

Kurteshi ka thënë se nëse do ta kishte dëgjuar konstatimin e deputetes së koalicionit VAKAT, do të kishte reaguar.

“Këtë që po e thoni ju në këtë formë unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk besoj që e ka dëgjuar edhe ndokush prej anëtarëve të Komisionit, sepse do të kishim reaguar”, u shpreh Kurteshi për Gazetën Insajderi.

Kurteshi, për deklarimin e Baljes: Nuk e dëgjova sepse do kisha reaguar

 

Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka bërë të ditur bisedat që i kanë pasur me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) rreth çështjes së faturimit të rrymës së veriut në faturat e qytetarëve të pjesës tjetër në vend.

Sipas Avokatit, janë 8 milionë euro që janë inkasuar nga qytetarët për t’i mbuluar shpenzimet e rrymës në veri. /Insajderi.com