Bale nuk arrin të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e Ronaldos

Bale nuk arrin të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e Ronaldos

Zero gola të shënuar, zero asiste të dhënë. Kjo ka qenë ecuria e Gareth Bale pas turneut amerikan të luajtur me Real Madrid-in e tij. Një shkretëtirë rezultatesh që po fillon të acarojë tifozët dhe klubin, të paktën sipas të përditshmes “AS”.

Uellsiani, në Amerikë, nuk ka arritur të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e Cristiano Ronaldo-s, përkundrazi. Në tri miqësoret e humbur nga “Los Blancos” Bale nuk ka bërë asgjë për t’u dalluar nga të tjerët, duke marrë edhe disa vërshëllima nga tifozët.

Futbollist po paguan shtrenjtë sezonin e kaluar, më e keqja për të si profesionist dhe tifozët e Real Madrid janë akoma në pritje të versionit më të mirë të lojtarit më të shtrenjtë të historisë së klubit.

Për më tepër, “AS” është argëtuar duke i dhënë një vlerë të saktë të ndeshjeve të luajtura nga Bale që nga momenti i zbarkimit të tij në Madrid në 2014-ën, për 101 milionë euro që kanë përfunduar në arkat e Tottenham. Çdo gol i realizuar nga ai deri tani i ka kushtuar klubit 2 milionë euro.

Çdo vit real ka investuar rreth 30 milionë euro bruto. Një shumë marramendëse nëse krahasohet me paraqitjet e uellsianit. Si përfundim: duke analizuar 150 ndeshjet e luajtura deri tani me madrilenët, Bale i ka kushtuar klubit 12 mijë euro në minutë, shkruan telesport.

Komenti i fundit i “AS” ka qenë shumë i qartë: “Ai për Bale ka qenë një investim i dëmshëm për Real Madrid. Lojtari është kushtëzuar psikologjikisht nga prania e Cristiano Ronaldo-s”.