Bale bëhet futbollist i Manchesterit, nëse United pranon një shkëmbim

05.08.2017 21:49
Bale bëhet futbollist i Manchesterit, nëse United pranon një shkëmbim

Gareth Bale është prej vitesh një ëndërr e Manchester United-it dhe duket se kjo verë do të jetë koha për ta kthyer në realitet. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është dakord për të nisur negociatat, por me një kusht.

Numri 1 i klubit madrilen kërkon që në këtë operacion të përfshihet portieri i “Djajve të kuq”, David De Gea. Spanjolli është një synim i kahershëm i kampionëve të Evropës, të cilët duan të kenë në skuadër portierin titullar të kombëtares iberike, ashtu si Iker Casillas më parë për më shumë se një dekadë.

Trajneri Zinedine Zidane nuk është një mbështetës i madh i uellsianit, i cili dëmtohet jashtëzakonisht shumë dhe rrallë kap ritmin e shokëve të skuadrës. Ai nuk konsiderohet i paprekshëm në Madrid, ndërsa Jose Mourinho ka gati 90 milionë paundë për të.

Ndoshta ky do të jetë “gushti i vrullshëm” i rikthimit të anësorit në Premier League, ashtu si edhe i rikthimit të gardianit të portës në La Liga. /telesport.al