Balaj ia siguron fitoren Shqipërisë [video]

06.09.2016 14:19

Goli i Bekim Balajt, një minutë para fundit të kohës së rregullt i ka siguruar fitoren Shqipërisë në takimin e parë kualifikues ndaj Maqedonisë.

Balaj ia siguron fitoren Shqipërisë [video]

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila u ndërpre mbrëmë në minutën e 75’të për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kur rezultat ishte i barabartë 1:1, u vazhdua sot.

Djelmoshat e Gianni de Biasit kishin në dispozicion 15 minuta për të ndryshuar rezultatin e mbrëmjes së hëne, dhe ia dolën ta bëjnë këtë.

Në minutën e 89’të, sulmuesi Bekim Balaj shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Kombëtares shqiptare. /Insajderi.com