Bajrami i parë në liri pas shumë vitesh nën terrorin e ISIS-it

Bajrami i parë në liri pas shumë vitesh nën terrorin e ISIS-it

Banorët e Mosulit ishin në gjendje të festojnë për herë të parë në vite festën e Bajramit pa qenë nën kontrollin e ISIS-it.

Ekstremistët islamikë tani janë mënjanuar nga shumica e qytetit irakian nga forcat ushtarake të kombinuara të SHBA-së dhe Irakut, të cilat filluan aksionin vitin e kaluar.

Banorët gjetën lirinë e merituar. Fëmijët tani mund të grumbulloheshin për të luajtur, gjë që nuk ishte e mundur nën rregullat e rrepta të ISIS-it.

Të rinjtë më parë ishin inkurajuar të trajnoheshin me armë dhe ISIS-i edhe ua ndryshoi librat shkollorë me disa të cilat reflektojnë ideologji ushtarake, raporton Reuters.

Lutjet e Bajramit ishin të lejuara nën udhëheqjen e Shtetit Islamik por jo edhe festimet.

Por, me qindra civilë mendohet të jenë të bllokuar ende në qytetin e vjetën në Mosulin perëndimor, i cili është ende nën kontrollin e IS-it.

Forcat irakiane kanë marrë anën lindore nga Shteti Islamik në janar, pas 100 ditësh luftë, dhe kanë filluar sulmet në pjesën perëndimore të premten.

“Nuk do të jetë Bajram i vërtetë deri sa të kthehemi në shtëpo”, tha një burrë në të gjashtëdhjetat, i zhvendosur nga ana perëndimore e qytetit.

Banorët gjithashtu ishin të mërzitur për shkatërrimin e xhamisë 850-vjeçare dhe minaren 45-metërshe të saj, e cila ishte shkatërruar nga militantët të mërkurën.

Lufta për qytetin pritet të përfundojë së shpejti.

“Përderisa forcat tona heroike janë afër deklarimit të fitores kundër Shtetit Islamik, unë ofroj urimet më të sinqerta për Fitër Bajram”, ka thënë kryeministri irakian Haider al-Abadi. /Insajderi.com