Bajrami: MTI-ja ka punësuar 40 persona me kontrata mbi vepër

Bajrami: MTI-ja ka punësuar 40 persona me kontrata mbi vepër

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deklaroi se në MTI janë duke u bërë punësime pa kritere.

Ajo ka akuzuar pasardhësin e saj, Bajram Hasanin për punësime me kontrata mbi vepër.

“Sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë i keni mbi 40 zyrtarë që janë punësuar me kontrata mbi vepër”, tha tutje deputetja Bajrami.

Gjithashtu ai ka thënë se pavarësisht marrëveshjes që ishte bërë me ambasadën e Britanisë së Madhe, sekretarë permanent të ministrive përkatëse janë punësuar pa plotësuar kriteret. Për këtë thotë se kanë ankesa.

“Vitin e kaluar e patëm vendosur një praktikë të mirë, ku zyrtarët të lartë punësohen nën mbikëqyrje të një kompanie të kontraktuar nga ambasada e Britanisë së Madhe, i kemi letrat, ankesat ku sekretarët permanent të ministrive punësohen pa i plotësuar as kriteret minimale”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, punësimet e zyrtarëve të lartë me kritere politike, shënojnë regres në implementimin e MSA-së.