Bajrami: Jam i shqetësuar me rrahjen e Ollurit- hulumtuesit dhe kritikut të elitës në pushtet

Lidhur me sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj Drejtorit të Gazetës Insajderi, ka reaguar edhe kryeredaktori i gazëtës  Koha Ditore, Agron Bajrami.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bajrami është shprehur i shqetësuar dhe i brengosur për rrahjen ndaj Ollurit.

“Jam i shqetësuar dhe i brengosur pasi është rrahur Parim Olluri, një gazetar hulumtues dhe kritik i elitës në pushtet”, ka shkruar Bajrami.

“Sulmet kundër medias në Kosovë janë në rritje”, ka shtuar ai.