Bajrami: Deklaratat e qeveritarëve nxisin luftë civile

Bajrami: Deklaratat e qeveritarëve nxisin luftë civile

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami përmes një postim në Facebook, ka thënë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e kanë humbur kontrollin e tyre, e kjo sipas saj është vërejtur në konferencën e tyre për shtyp më 17 shkurt, raporton Insadjeri.com

‘’Që nga 17 Shkurti, pra pas protestës gjithëpopullore e madhështore, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë humb kontrollin mbi sjelljet dhe deklarimet e tyre, i ka kapur paniku se populli kur donë të mobilizohet e dinë këta dy mirë se çka do t’i gjënë’’, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, kështu po nxitet edhe luftë civile në vend me deklaratat e tyre.

‘’Aty u shprehën hapur se ata janë në gjendje edhe të nxisin luftë civile vetëm e vetëm t’i ruajnë pozitat e tyre, bile bile ai që po pretendon që të bëhet president, ai përdori gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes së konfliktit’’, shkruan ajo./Insajderi.com