Bajram pa Skënderbeun – Shtatorja e heroit mbulohet për Bajram

Bajram pa Skënderbeun – Shtatorja e heroit mbulohet për Bajram

Ceremonia e festës së Bajramit të Vogël është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Besimtarët janë falur në orët e para të mëngjesit për herë të parë në sheshin e ri. Prej vitesh kryerja e riteve fetare të komunitetit mysliman ka qenë problem për besimtarët, pasi mungonin hapësirat e mjaftueshme.

Këtë herë besimtarët kanë pasur mundësi të jenë në sheshin kryesor të kryeqytetit. Por, siç transmeton Koha Jonë, ajo që ra në sy ka qenë mbulimi me pankarta i monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një pankartë e madhe, e vendosur në një skelë disa metra të lartë,uronte besimtarët për Kurban Bajramin mbulonte gjithë fasadën e monumentit të heroit tonë kombëtar.

Ky mbulim i Heroit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale. Qytetarët shprehen të indinjuar për mbulimin e një simboli kombëtar.

Pavarësisht besimeve fetare, Skënderbeu është i gjithëpranuar si heroi i gjithë kombit.

Një gjest i tillë behet në kohën kur edhe qeveria e re e Kryeministrit Edi Rama, vitin 2018 e ka shpallur “Vitin e Skënderbeut”.