Bahtiri: Thaqi ndikoi ne rënien e veseve të këqija në Mitrovicë

Bahtiri: Thaqi ndikoi në rënien e veseve të këqija në Mitrovicë

Bahtiri: Thaqi ndikoi në rënien e veseve të këqija në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka komentuar arrestimin nga pala serbe të drejtorit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi. Ai ka thënë se shtetit të Serbisë po i pengon stabiliteti në rajonin e Mitrovicës që drejtori Thaqi e ka sjellë që nga udhëheqja e tij andaj edhe e kanë arrestuar.

“Thaqi ka qenë njëri ndër njerëzit më të mirë në rajonin e Mitrovicës. Me ardhjen e Thaqit në Mitrovice ja rënë krimi kontrabandë, e veset e këqija. E pikërisht ky stabilitet nuk i ka pëlqyer Serbisë dhe e kanë arrestuar drejtorin e Policisë. Serbisë nuk i konvenon që të ketë stabilitet Mitrovica, të ketë qetësi”, ka thënë Bahtiri.

Ai është shprehur se institucionet kosovare duhet që sa më parë ta detyrojnë Serbinë që ta liroj zyrtarin policor, shkruan Express.

“Institucionet e sigurisë në Kosovë, por edhe qeveria duhet që ta detyroj Beogradin që sa më parë ta liroj drejtorin. Ligjet e dhunshme të Serbisë duhet të largohen nga njerëzit e institucioneve”, ka thënë ai.