Bahtiri: Prej 18 deri te 100-vjeçari, të dalin në zgjedhje

Bahtiri: Prej 18 deri te 100-vjeçari, të dalin në zgjedhje

Kandidati i AKR-së për komunën e Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi ka votuar në raundin e dytë për balotazh në Mitrovicën e Jugut, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në zgjedhje.

“Mesazhi im është që të dalim i madh e i vogël, prej 18 deri në 100 vjet për të votuar, sepse është ditë e madhe për Mitrovicën, duke e dhënë kontributin e vet në mënyrë ligjore”, ka thënë Bahtiri.

“Njëkohësisht ftoj policinë e Kosovës dhe hetuesinë që ta kryejnë punën e tyre në bazë të ligjit, dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë t’i çojnë përfaqësuesit e vet në Mitrovicë, sepse është një situatë jo e lakmueshme nga aspekti i sigurisë”, ka shtuar më tej ai.

Ai ka thënë se krejt këtë e thotë sepse në raundin e parë të zgjedhjeve ka pasur probleme, dhe nuk dëshiron të ndodh sërish diçka e tillë, duke shtuar se vota është e shenjtë./Insajderi.com