Bahtiri: Për xhaminë luftuam si luanë në Bruksel

27.09.2016 19:40

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka gjasa që trualli i xhamisë skaj lumit të Ibrit të cënohet.

Bahtiri: Për xhaminë luftuam si luanë në Bruksel

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës, por edhe të Kosovës, se trualli do t’i mbetet Bashkësisë Islame, që ajo të vendosë për të.

 

Në replikë me publicistin Nexhmedin Spahiu, kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se kanë luftuar shumë në Bruksel që asaj prone të mos i ndërrohet destinimi.

Madje dialogimit të ashpër në Bruksel, Bahtiri ia ka dhënë edhe një epitet.

“Për punën e xhamisë kemi luftuar si luanët dhe nuk kemi lëshuar pe”, ka thënë Agim Bahtiri./Insajderi.com