Bahtiri: Nuk kemi kërkuar nga LDK dhe VV të tërhiqen nga gara në Prishtinë

Bahtiri: Nuk kemi kërkuar nga LDK dhe VV të tërhiqen nga gara në Prishtinë

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri ka mohuar se kjo parti e ka kushtëzuar PDK-në dhe AAK-në, që të heqin kandidatët për kryetar të Prishtinës, në mënyrë që AKR t’i mbështes për formimin e institucioneve qendrore.

Bahtiri ka thënë  se ata kanë kërkuar nga Pacolli që të kandidojë si i vetëm, por jo që të kërkojë mbështetje nga parti tjera.

Për më tepër nënkryetari i AKR-së, e ka quajtur çmenduri një gjë të tillë.

“Absolut nuk ka pas një kërkesë të tillë,për arsye se nuk është në interesin tonë një gjë e tillë, kjo është një çmenduri. Jo, absolut jo. Ne i kemi kërkuar presidenti të AKR-së, që të kandidojë për kryetar si i vetëm, por në asnjë formë që të bëjmë koalicion për më mbështet dikush dikë”, ka thënë Bahtri për lajmi.net.

Ndryshe, mediat mbrëmë kanë raportuar se Pacolli ka kërkuar nga PDK dhe AAK t’i heqin kandidatët e tyre për Prishtinën, Lirak Çelaj respektivisht Arbër Vllahiu në mënyrë që ai t’i mbështesë për të formuar institucionet qendrore.

AKR është lidhur më një bashkim të koalicionit PDK-AAK-Nisma, shkas për këtë ka qenë një deklaratë e kreut të AKR-së javë më parë, i cili kishte thënë se nëse VV-LDK nuk e bindin se i kanë numrat për ta formuar qeverinë, atëherë ai do të ndryshoj pozicionin.

Institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit ende nuk janë formuar. Kjo pasi koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë.

Më 3 gushtë është mbajtur seanca e parë konstituive e Kuvendit, nga ajo kohë janë mbajtur edhe 5 seanca të tjera, por që Kuvendi nuk ka arritur ta zgjedh kryetarin e as nënkryetarët./Lajmi.net/