Bahtiri njofton qytetarët e Mitrovicës se brenda dy orësh do të kenë përsëri ujë

Bahtiri njofton qytetarët e Mitrovicës se brenda dy orësh do të kenë përsëri ujë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se problemi me ujë që janë përballur gati tash e dy ditë do të rregullohet brenda dy orëve.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka kontaktuar me Ujësjellësin Rajonal dhe KEDS-in, i cili pritët që brenda dy orëve ta rregullojë furnizimin me ujë

“Për shkak të defekteve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, Ujësjellësi Rajonal ka pasur pengesa me furnizimin e Mitrovicës me ujë. Pas kësaj situate, unë kam kontaktuar me KEDS-in, ku kjo kompani bërë zgjedhjen e këtij problemi. Pas dy orësh, përkatësisht rreth në 18:00 Mitrovica do të ketë furnizim të rregullt me ujë”, ka shkruar Bahtri./Insajderi.com