Bahtiri merr mbështetje nga mësimdhënësit e Mitrovicës

Bahtiri merr mbështetje nga mësimdhënësit e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili po garon në balotazh për një mandat të dytë në krye të komunës, ka takuar mësimdhënësit e qytetit nga të cilët ka marrë mbështetje të fuqishme për punën e tij të deritashme në krye të Mitrovicës.

“Me kënaqësi sonte i përgëzova mësimdhënësit për punën që po e bëjnë, ku nxënësit e Mitrovicës kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme deri më tash. U jam shumë falënderues për përkrahjen e madhe që po më japin për zgjedhjet e balotazhit, të cilat do të mbahen të dielën”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bahtiri në këtë takim u ka shprehur falendërim mësimdhënësve për mbështetjen e  deritashme duke iu premtuar angazhim edhe më të madh në mandatin e dytë.

“Qeverisje me duar të pastra, me mendje dhe me zemër. Mitrovica e mitrovicasve +4”, ka shkruar Bahtiri.

Me kënaqësi sonte i përgëzova mësimdhënësit për punën që po e bëjnë, ku nxënësit e Mitrovicës kanë arritur rezultate të…

Posted by Agim Bahtiri on Tuesday, 14 November 2017