Bahtiri: Me mbështetjen e Kurtit, Mitrovica fitohet me zemër e mendje

Bahtiri: Me mbështetjen e Kurtit, Mitrovica fitohet me zemër e mendje

Kandidati i AKR-së në Mitrovicën e Jugut, Agim Bahtiri ka nisur fushatën e balotazhit me një vizitë të ish liderit të Vetëvendosjes, deputetit Albin Kurti. Vetëvendosje dhe AKR kanë lidhur koalicion për zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut.

Bahtiri ka thënë se ai ndihet i lumtur për këtë mbështetje dhe se me Kurtin në përkrahje ai do ta fitojë Mitrovicën.

“Sot kisha kënaqësinë të pres në vizitë dhe të marrë përkrahje të fuqishme nga njeriu që e respektoj dhe vlerësoj shumë, miku im Albin Kurti. Së bashku me Kurtin u zotuam se do të punojmë maksimalisht që më 19 nëntor të fitojmë bindshëm ndaj atyre që e keqqeverisjen dhe e shkatërruan Mitrovicën për 14 vite. Qeverisje me duar të pastra +4, që Mitrovica të mbetet e mitrovicasve”, ka shkruar Bahtiri