Bahtiri inspektoi punimet në rivitalizimin e urës së Ibrit

Bahtiri inspektoi punimet në rivitalizimin e urës së Ibrit

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet  për rivitilzimin e urës kryesore mbi lumin Ibër  që po i bënë  kompania “Jehona”, e  cila është e kontraktuar për largimin e barrikadës  dhe pastrimin e urës.

Bahtiri  ka kërkuar nga  përfaqësuesit e kompanisë  “Jehona”,  që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e punëve dhe njëkohësisht  ju ka ofruar mbështetje të plotë në  tejkalimin  e problemeve  që gjatë punës mund ti hasin.

“Ndonëse ky projekt është financuar nga BE-ja dhe i realizuar sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ne jemi të interesuar që tani të mos ketë vonesa në realizimin e punëve përcjellëse. Ne si komunë i kemi plotësuar të gjitha obligimet tona dhe jemi të gatshëm të ofrojmë edhe më tutje mbështetje për përfundimin e punëve  ashtu siç e parasheh edhe projekti ”, tha kryetari Bahtiri.

Qytetarët të cilët ishin aty e falënderuan kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për të përcjellur në vazhdimësi punët në mënyrë që  ura të  lirohet sa më parë për qarkullim dhe  lëvizje të lirë. /Insajderi.com