Bahtiri: I dhash fund SHIK-ut në Mitrovicë, ka kaluar koha e komandantëve

Bahtiri: I dhash fund SHIK-ut në Mitrovicë, ka kaluar koha e komandantëve

Në një takim me qytetarë në Fushë Kosovës, nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri ripërsëritur pretendimin e tij, se “i ka dhënë fund SHIK-ut në Mitrovicë”.

Nënkryetari i AKR-së, ka thënë se është koha që, o sot o kurrë, të bëjmë ndryshimin e madh dhe t’i largojmë nga pushteti ata që kanë keqpërdorur pasurinë e qytetarëve.

“Këtë edhe do ta arrijmë dhe ashtu siç ia kam dhënë fundin SHIK-ut në Mitrovicë, tani do t’i japim fund në tërë Kosovën”, është shprehur Bahtiri.

“Ka kaluar koha e tyre, koha e komandantëve. Ne kemi respekt për çdo njeri që ka luftuar për këtë vend, i përkulem secilit që ka luftuar për t’i dalë zot atdheut, por nuk do t’u përkulemi dhe nuk do t’u nënshtrohemi kurrë atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri edhe në para-fushatë kishte deklaruar se ai i ka dhënë fund SHIK-ut në komunën të cilën e drejton. /Insajderi.com