Babilonasit e zbuluan trigonometrinë para grekëve

Babilonasit e zbuluan trigonometrinë para grekëve

Pllaka e njohur si Plimpton 332, u zbulua në fillim të viteve 1900 para erës sonë në Irakun Jugor, nga arkeologu amerikan dhe diplomati Edgar Banks, i cili ishte frymëzimi për personazhin kinematografik, Indiana Jones.

Kuptimi i vërtetë i pllakës ka hutuar shumë ekspertë deri tash, por kërkimet e reja nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, në Australi, kanë treguar se është tabela më e vjetër dhe më e saktë trigonometrike në botë, e cila ndoshta është përdorur nga arkitektët e lashtë për të ndërtuar tempuj, pallate dhe kanaleve, raporton ditorja britanike, The Telegraph.

Megjithatë, ndryshe nga trigonometria e sotme, matematika babilonase përdorte bazën 60-she, ose sistem seksagesimal e jo me bazën 10 që përdoret sot. Kjo për shkak se 60-shi ishte më i lehtë për t’u ndarë me tre, ekspertët që po studiojnë pllakën thonë se llogaritjet ishin shumë më të sakta.

“Është një punë mahnitëse matematikore që dëshmon gjenialitetin e lashtësisë. Pllaka përmban jo vetëm tabelën më të vjetër trigonometrike në botë; por është gjithashtu e vetmja tabelë trigonometrike plotësisht e saktë”, thotë Daniel Mansfield nga Fakulteti i Matematikës dhe Statistikave. “Ky është një shembull i rrallë se si bota e lashtë na mëson diçka të re”, transmeton Telegrafi.

Astronomi grek Hiparhi, i cili ka jetuar rreth vitit 120 p.e.s., prej kohësh konsiderohet si babai i trigonometrisë, por tash perceptimet janë tjera, pasi babilonasit kishin shumë kohë para njohuri të tilla. Kështu, pllaka që mendohet të ketë ardhur nga qyteti i lashtë sumerian i Larshës, daton mes viteve 1822 dhe 1762 p.e.s. Pra, është afër 1,500 vjet më i vjetër se matematikani grek.

Studimi për këtë pllakë është publikuar në Historinë e Matematikës, që është revista zyrtare e Komisionit Ndërkombëtar të Historisë së Matematikës.