‘Babi të dua!’, pas kësaj fotoje qëndron një histori prekëse

29.08.2017 10:43
‘Babi të dua!’, pas kësaj fotoje qëndron një histori prekëse

Ky është momenti emocionues kur një i ri i cili humbi gjithçka nga Uragani Harvey mëson se babai i tij i kishte mbijetuar stuhisë së tmerrshme.

Aaron Mitchell në gjendje dëshpëruese ishte përpjekur vazhdimisht të kontaktonte me të atin që kur stuhia vdekjeprurëse shkatërroi shtëpinë e tij në Aransas Pass, në Teksas.

Mitchell i tha “CNN” se, prej ditësh nuk kishte sinjal celulari dhe prindërit e tij nuk dinin asgjë mbi gjendjen e tij.

“Nuk ka pasur shërbim celulari që nga e enjtja, të premten. Nuk kam marrë askënd. Nëse mami dhe babai im po më shikojnë, unë jam në rregull”, i tha ai gazetarit.

“Nëna ime është në Oklahoma dhe babai im…, nuk kam asnjë të dhënë se ku është babai im. Unë jam këtu në Rockport, duke pritur për ju”, ka thënë më tej ai.

Ai eci 12 kilometra në errësirë për të shkuar në shtëpinë e të atit, por nuk ishte në gjendje ta gjente.

Pas intervistës emocionale, gazetari ia dha Mitchellit një telefon satelitor për ta thirrur babanë e tij.

Videoja e tregon të riun duke shpërthyer në lot pasi dëgjoi zërin e babait të tij.

‘Mirë, baba, unë do të vijë me autobus. Do të jem atje”, tha ai. “Babi unë të dua”, tha Mitchell.

“Sapo kam humbur gjithçka për të cilën kam punuar. Çdo gjë. E vetmja gjë që kam marrë janë rrobat në shpinë”, përfundoi ai rrëfimin për “BBC”.