BabClub-in se ndalë sekuestrimi, organizon party me tarabuka

BabClub-in se ndalë sekuestrimi, organizon party me tarabuka

Përkundër faktit se një pjesë e lokalit të natës “Bab Club”, pronë e Rrustem Rrukollit është sekuestruar sot nga Prokuroria e shtetit pas një aksioni të ndërmarrë për lirimin e hapësirave të uzurpuara, menaxheri i këtij pub-i të natës, muzikanti Besim Gashi – Babuka ka thënë se ndeja do të vazhdojë edhe sonte.

Ai ka publikuar një fotografi në të cilën lajmëron se të sonte aty do të perforojmë “Baboo Tarabukat” një treshe e njohur për muzikë orientale.

“Miq dhe klient të nderuar, BabClub punon dhe do të punoj si gjithmonë. Problemi i një pjesës së lokalit është rregulluar, dhe party vazhdon ne lokalin ku është renovu! Eshte dezinformatë që është mbyllë”, ka shkruar Babuka.

Ai ka ftuar të gjithë klientët e këtij pub-i që të vazhdojnë ta frekuentojnë lokalin.

Arianit Koci, avokat i pronarit të Bab Club, Rrusem Rrukollit ka thënë për Gazetën Express, se  ata kanë zbatuar urdhrin e Prokurorisë dhe Gjykatës për lirimin e një pjese kontestuese të lokalit Bab Club.

Avokati Koci më tej ka thënë se lidhur me këtë pjesë janë në kontekst gjyqësor qe disa vite, për shkak se nuk janë saktësisht të përcaktuar kufijtë e lokaleve, dhe ka gjasa që pjesa e lokalit e personit që e përfaqësojë, ka më pak metra katrorë.

“Për këtë arsye, urdhrin e kemi zbatuar, por kundërshtimin do ta ushtroj menjëherë dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë drejtën tone, me te gjitha mjetet juridike qe i ka paraparë ligji, prandaj, mendoj se veprimet e prokurorisë dhe gjykatës janë të nxituara”, ka shtuar Koci./Insajderic.om