Babai vret me thikë vajzën sepse kishte të dashur shqiptar

13.09.2017 20:35
Babai vret me thikë vajzën sepse kishte të dashur shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur brenda një familje greke, ku babai vrau me thikë vajzën e tij 18-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë, në fund të gushtit, ndërsa 18-vjeçarja greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Mediat greke shkruajnë se shkak është bërë lidhja që vajza e quajtur Irini kishte me një djalë shqiptar. Mamaja e adoleshentes ka folur për herë të parë pas tragjedisë, duke shpjeguar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë.

Ajo shpjegon se në kohën kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin. Gruaja zbulon se bashkëshorti i saj vuan nga disa probleme psikologjike, ndërsa thotë se në të kaluarën nuk ka qenë kështu.