Babai i sulmuesit të Mynihut: Po na kërcënojnë me vdekje

Babai i sulmuesit të Mynihut: Po na kërcënojnë me vdekje

Masoud Sonboly, babai i atentatorit të Mynihut, Ali David Sonboly, ka thënë se edhe familja e tij është e shqetësuar pas sulmit që djali tij kreu në Mynih të Gjermanisë.

Babai i sulmuesit të Mynihut, i cili vrau edhe tre shqiptarë më 22 korrik të këtij viti, ka folur për mediat gjermane me ç’rast ka thënë se ai dhe bashkëshortja janë duke jetuar ditët më këqija të jetës së tyre.

“Jemi shumë keq. Po marrim kërcënime me vdekje. Gruaja ime po qan tash një javë. Jeta jonë në Munih ka mbaruar”, ka thënë Masoud, shkruan “Bild am Sonntag”.

Për faktin se djali i tij ka qenë i ngacmuar dhe rrahur nga shokët e shkollës, ai ka marrë vesh së voni, nga një shok shkolle i tij. Disa nga nxënësit ai i kishte paditur por hetimet kanë rrjedhur pa sukses.

Mendohet se si pasojë e këtij presioni, 18 vjeçari gjerman me prejardhje iraniane ka bërë atentatin e tmerrshëm të 22 korrikut.

Babai i tij, Massoud thotë se nuk ka pasur idenë se i biri kishte pasur revolver. Ai po ashtu nuk ka ditur se Aliu ka përdorur antidepresiv.

Veç kësaj, 18 vjeçari para se të bënte krimin kishte vizituar shkollën në Winnenden në të cilin në një atentat që një nxënës kishte bërë me ç`rast kishin vdekur 15 veta. /Insajderi.com