Babai i internetit kundër ‘fake news’

Babai i internetit kundër ‘fake news’

Sër Tim Berners-Lee, informaticieni britanik që 28 vjet më parë krijoi web-in, ka planin e tij kundër lajmeve të konsideruara “fake news”, lajme të rreme apo të paverifikuara në rrjetin e internetit.

Ai pranon se bëhet fjalë për një sfidë ‘afatgjatë’, me rezultat të pa sigurt, dhe paralajmërimin që alarmet të bëhen në fund të fundit një pretekst për të atribuuar kompetencat e censurës dhe kontrollit të qeverive apo autoriteteve të ndryshme.

Strategjia e Barners- Lee, të ilustruara në një diskutim të mbajtur në 28-vjetorin e lindjes së krijesës së tij, fokusohet e gjitha tek ‘transparenca’.

Për të ndalur abuzimin e shpërndarjes së të dhënave personale në kuptimin e gabuar të “lirisë së fjalës”, për të denoncuar përdorimin e algoritmeve që promovojnë shpërndarjen e komunikimit sensacional nëpërmjet evidentimit të fjalëve kyçe, për të përcaktuar kontrollin e brendshëm të sistemit në format klandestine apo ‘imorale’ të reklamave politike.

Sipas BBC, apeli i tij është i hapur për studiuesit dhe operatorët e rrjetit, që i fton të kontribuojnë në përballimin e problemit me zgjidhje praktike.

Sër Tim i thotë “jo” çdo tentative të qeverive, autoriteteve qendrore apo kompanive të mëdha për një farë të drejte  për të përcaktuar ‘cilat lajme janë të vërteta dhe cilat jo”. Përkundrazi, ai thotë se aparatet e mbikëqyrjes së qeverisë kanë shkuar tashmë përtej kompetencave ligjore në internet.