artikullin që tregonte sesi Bordi i Fondacionit "" />

Babai i Dua Lipës e bëri presidenten Jahjaga anëtare të Bordit të Fondacionit edhe pse ajo refuzoi

Babai i Dua Lipës e bëri presidenten Jahjaga anëtare të Bordit të Fondacionit edhe pse ajo refuzoi

Një ditë pasi Gazeta Insajderi publikoi artikullin që tregonte sesi Bordi i Fondacionit “SunnyHill” ka një përbërje politike dhe se ka dy vite që nuk ka bërë publike të hyrat nga koncerti bamirës i vitit 2016, ka ardhur edhe një goditje për fondacionin e drejtuar nga Dukagjin Lipa, nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Për Gazetën Insjaderi, Zyra e ish-presidentes, Atifete Jahjaga kanë mohuar se ajo ka qenë ndonjëherë ose është anëtare e këtij Bordi.

“Presidentja jonë nuk është pjesë e fondacionit “Sunny Hill”, nuk ka qenë dhe nuk është  pjesë e tij. Është ftuar diku rreth para një viti po për shkak të obligimeve të “Fondacionit Jahjaga”, kur presidentja ka qenë vet duke e themeluar nuk ka pas mundësi dhe thjesht nuk është pjesë e fondacionit”, ka thënë Zyra për Informim e ish-presidnetes Jahjaga.

Ish-presidentja Jahjaga është e listuar në Bordin e Fondacionit, “SunnyHill” , së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ky fondacion ishte prezantuar në vitin 2016 kur këngëtarja prishtinase Dua Lipa që sapo ishte bërë e famshme, edhe për shkak të përkrahjes nga audienca shqipfolëse, kishte mbajtur një koncert në Parkun e Gërmisë.

Atë kohë koncertin e kishte organizuar Komuna e Prishtinës me në krye me Shpend Ahmetin dhe kompaninë e babait të Dua Lipës “Republika” Dukagjin Lipa  që tashmë drejton Fondacionin “SunnyHill”.

“Dëshira e Duas ka qenë që të gjitha të mirat materiale nga shitja e biletave dhe sponsorëve do të shkojnë në Fondacion të bamirësisë që quhet ‘SunnyHill’. Të gjitha të mirat materiale do të shkojnë për bamirësi në Kosovë”, kishte thënë Dukagjin Lipa në vitin 2016.

Por tash e dy vite, ky Fondacion nuk ka bërë asnjë publik të të dhënave nga shitja e biletave e as nuk ka bërë ndonjë ndarje të fondeve për të ndihmuar të rinjtë dhe pjesën e margjinalizuar, sic thoshte Lipa në vitin 2016.

Pas raportimit të Insajderit, babai i Dua Lipës premton t’i bëjë publike të hyrat e fondacionit.

Lipa e ka pranuar se fondacioni “SunnyHill” nuk ka ndarë asnjë mjet që prej asaj kohe. Është arsyetuar duke thënë se fondacioni i ka mbajtur mjetet e ngrira “sepse nuk ka dashur që ato t’i ndajë në kohë zgjedhjesh”.

Mirëpo, ai ka premtuar se fondacioni të cilin ai e drejton, do t’i dokumentojë në detaje të gjitha të dhënat.

“Fondacioni i ka mbajtur mjetet e ngrira, pikërisht sepse nuk ka dashur që ato t’i ndajë në kohë zgjedhjesh, kur Dua Lipa e ka pasur mundësinë e vetme për të ardhë në Kosovë. Të gjitha pohimet tona kemi me i dokumentu me detaje”, është shprehur Lipa, në një shkrim të publikuar të enjtën në Facebook.

Në vitin 2016 bileta për koncertin e Dua Lipës ka qenë 10 deri 15 euro ndërsa për koncertin e saj që do të mbahet në kuadër të Festivalit tre ditor gjatë gushtit në Parkun e Gërmisë, biletat kushtojnë nga 35, 75 dhe 200 euro. Por këtë herë vetëm 20% e të hyrave nga shitja e biletave do të shkojnë për Fondacionin “SunnyHill”. /Insajderi.com