Babai i Astrit Deharit: Shteti ma vrau djalin

Avni Dehari, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari, ka akuzuar shtetin e Kosovës për vdekjen e të birit. Ai ka thënë se që prej vdekjes së Astritit nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar nëse djali i tij ka ndërruar jetë në qeli apo rrugës për spital.

Babai i Astrit Deharit: Shteti ma vrau djalin

Përmes një konference për medie të organizuar në Prishtinë, Avni Dehari ka thënë se shteti i Kosovës është sjellë padrejtësisht me familjen e tij.

“Shteti është sjellë padrejtësisht me ne, na e ka marrë djalin dhe na e ka përdhosur djalin. Na e ka vra djalin dhe sot nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar se ai ka vdekur në burgun e Prizrenit”, është shprehur Avni Dehari.

“Ne kemi dhembjen e djalit, mirëpo pas orës pesë kur shkojmë në shtëpi, nuk mund të jemi të qetë prej emisioneve në televizion dhe portaleve me shkrimet që i nxjerrin”, ka thënë Avni Dehari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Insajderi.com