“Azpilicueta është një nga më të mirët në botë”

“Azpilicueta është një nga më të mirët në botë”

Trajneri i Chelsea Antonio Conte ka cilësuar Cesar Azpilicueta si një nga lojtarët më të mirë në botë. Mbrojtësi spanjoll është përshtatur shumë mirë me skemën 3-4-3 këtë sezon – pasi më parë ka luajtur si mbrojtësi anësor. Chelsea kryeson Premier League me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë dhe është favorit për të fituar titullin e dytë në tre sezonet e fundit.

Conte shprehet për Evening Standard: “Sistemi 3-4-3 ishte në mendjen time kur po planifikoja sezonin me klubin. Kemi dy sisteme. 4-2-4 dhe 3-4-3. Kur ndërrova sistemin, mendova se ishte i përshtatshmi për lojtarët që kisha në dispozicion. Nuk humbim shumë në sulm dhe jemi më mirë në mbrojtje.”

“Gjetëm lojtarë që ishin të gatshëm të adaptoheshin, të luanin në pozicione të ndryshme në krahasim me pozicionet që ishin vendosur më parë. Si për shembull Azpi, ai po luan në mënyrë të mrekullueshme në rolin e tij të ri. Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë në rolin e tij.”

Victor Moses është një tjetër lojtar i cili ka shpërthyer nën drejtimin e Antonio Conte dhe sistemin e ri këtë sezon.

“Edhe Moses. Të vraposh përgjatë 90 minutave me të njëjtin ritëm është fantastike,” vijon trajneri italian.