Aziz Bici, kandidat i VV-së për kryetar të Obiliqit

21.08.2017 15:02
Aziz Bici, kandidat i VV-së për kryetar të Obiliqit

Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Aziz Bicin, për kryetar të komunës së Obiliqit për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

“Aziz Bici ka marrë besimin e aktivistëve të Kastriotit për të qenë kandidat për kryetar të Kastriotit, në zgjedhjet e 22 tetorit. Z. Bici e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune”, thuhet në njoftimin e VV-së.