Azerbajxhani proteston kundër anëtarësimit të Kosovës në WCO

Azerbajxhani proteston kundër anëtarësimit të Kosovës në WCO

Në konferencën e mbajtur nga kryesuesit regjional të Evropës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO), shteti i Azerbajxhanit ka qenë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatë.

“Azerbajgjani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe pavarësia e deklaruar një-anshëm është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë përfaqësuesi i Azerbajxhanit, Aydin Aliyev.

Pos kësaj, përfaqësuesu i Azerbajxhanit ka thënë që Kosova nuk është një temë diskutimi, pasi kur shtetet tjera kanë probleme të integritetit territorial, WCO nuk duhet të jetë vendi për probleme politike.

“Problemi për Kosovën është diskutuar në Komisionin Politik të WCO-së në vitin 2012 dhe anëtarësimi i Kosovës nuk është adoptuar. Përderisa ky vendim është ende i vlefshëm, Azerbajxhani nuk e sheh të pranueshme diskutimin e kësaj çështjeje përsëri”, ka thënë Aliyev.

Organizata Botërore e Doganave (WCO) është një organizatë ndërqeveritare me kryesi në Bruksel të Belgjikës. WCO ka për detyrë punën në fusha si zhvillimi i konventave ndërkombëtare, instrumenteve, dhe mjeteve në tema siç janë klasifikimi i mallit, vlerësimi, rregullat e origjinës, sigurinë e zinxhirit të furnizimit etj. /Insajderi.com