Azem Vllasi, VV-së: Deklarohuni, keni njerëz të përfshirë në “Syrin e Popullit”

Azem Vllasi, VV-së: Deklarohuni, keni njerëz të përfshirë në “Syrin e Popullit”

Azem Vllasi ka reaguar ndaj heshtjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për anëtarin e saj që dyshohet për përgatitje të vrasjeve të udhëheqësve të shtetit.

Ramabaja dyshohet se është pjesëtar i organizatës “Syri i Popullit”, dhe bashkëpunëtor i Sadri Ramabajës.

Sipas tij, heshtja e VV-së nuk është aspak e arsyeshme duke marrë parasysh që shumë anëtarë të saj po dalin të jenë të përfshirë në këto akte kriminale.

“Më së miri është që këta të Lëvizjes Vetëvendosje të dalin, mbasi aq shumë njerëz të kësaj partie të përfshirë në këtë organizatën terroriste “Syri i popullit”, duhet të deklarohen, të sqarohen. Unë nuk besoj se heshtja e VV-së për aq shumë njerëz të tyre të involvuar për këto akte kriminale nuk i bën nder apo përfitime politike në opinion nëse vazhdon të heshtë”, ka thënë Vllasi, për Express.