Azem Vllasi dyshohet se u plagos në banesën e tij

Azem Vllasi dyshohet se u plagos në banesën e tij

Burimet e Insajderit kanë thënë se ai është plagosur në banesën e tij nga persona të panjohur deri më tash, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se rreth orës 8 të mëngjesit ka pasur të shtëna, ku është plagosur një person.

“Rreth orës 8 të mëngjesit, në rrugën Hajdar Dushi ka pasur të shtëna me armë zjarri. Një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Insajderrin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës./Insajderi.com